Një grua kanosi policët në Pejë, dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim

Një grua kanosi policët në Pejë, dërgohet në mbajtje

Kronika September 23, 2024 - 09:47

Një grua është arrestuar, pasi ka kanosur dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 14:55, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ka kanosur dy zyrtarë policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.