Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, e bëjnë për spital
Foto: Zëri / Ilustrim

Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, e bëjnë për spital

Kronika September 23, 2024 - 09:42

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një person.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 13:04, në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.