Një roje gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Prishtinë
Kronika
September 22, 2024 - 08:59
Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Prishtinë në vendin e tij të punës.
Siç njofton policia, viktima ishte duke punuar si roje.
“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. /Zëri