Raportohet për një të plagosur në Karaçevë të Kamenicës
Foto: Rel / Ilustrim

Raportohet për një të plagosur në Karaçevë të Kamenicës

Kronika September 22, 2024 - 08:14

Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Siç shkruan Sinjali, aty ka mbetur i plagosur një person.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër një kazinoje në atë zonë.

Tutje siç njofton kjo gazetë, në këtë rast dyshohet se ishin të përfshirë 10 persona.

Zeri.info ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka ndonjë përgjigje.