Gjakovari arrestohet për dhunë psiqike ndaj nënës së tij

Gjakovari arrestohet për dhunë psiqike ndaj nënës së tij

Kronika September 21, 2024 - 13:32

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se  i dyshuari mashkull kosovar-djali, i kishte shkaktuar dhunë psikike”.

“Viktima ka refuzuar strehimin dhe është kthyer në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.