Ende s’dihet se kush e kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë
Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri dje në Mitrovicën e Jugut.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, por akoma nuk dihet se kush ishte dorasi i këtij krimi, transmeton Zeri.info.
Viktima në këtë rast është F.Z., 45-vjeçar.
Raporti i plotë për rastin:
Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.