Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit
Kronika
September 20, 2024 - 15:00
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka vdekur një i burgosur.
Sipas njoftimit, i burgosuri që ka vdekur sot është J.I., i lindur në vitin 1946.
“I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftim. /Zëri