Theret me thikë një i mitur në Drenas
Kronika
September 20, 2024 - 09:50
Një i mitur është therur me thikë pasi është sulmuar nga dy persona në Drenas.
Viktima është dërguar në QKUK, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, transmeton Zeri.info.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar, i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri