U martua me një 16-vjeçare, në pranga dhëndri në Gjilan

U martua me një 16-vjeçare, në pranga dhëndri në Gjilan

Kronika September 20, 2024 - 09:43

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ishte martuar me një femër të mitur.

Sipas Policisë, vajza 16-vjeçare ishte martuar me dëshirën e saj me të dyshuarin, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se viktima femër kosovare (16 vjeç) ishte martuar me dëshirë me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri