Të shtënat në ahengje - gjatë gushtit tre të plagosur, 71 armë të konfiskuara dhe 70 të arrestuar
Kronika
September 20, 2024 - 09:18
Gjatë muajit gusht të këtij viti Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët.
Në lidhje me këto Policia ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se tre persona kanë pësuar lëndime, transmeton Zeri.info.
“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.
Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:
* TEL: 192
* Aplikacioni ‘Lajmëro Policinë’
* Në stacionin më të afërt
Festo me zemër, jo me armë!
Le të kujtohet festa, jo tragjedia!”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Zëri