Një person plagoset me armë zjarri në Vushtrri
Pasditen e së enjtes një person në Vushtrri është lënduar nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për Telegrafin se i lënduari nga arma e zjarrit është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:22, në Vushtrri, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Nga hetimet e para është bërë e ditur se nga arma e zjarrit i lënduar kishte mbetur viktima shtetas i Kosovës (shqiptar), i cili është dërguar për tretman mjekësor”.
Ai poashtu tregoi se i dyshuari për kryerjen e veprës është arrestuar.
“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, nga i njëjti është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në rast”, ka deklaruar tutje Zahiti. /telegrafi