Aksident në Kumanovë, lëndohet rëndë një motoçiklist
Kronika
September 19, 2024 - 17:14
MPB njoftoi se me datë 18.09.2024 në orën 22:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, u raportua një aksident trafiku në rrugën rajonale të fshatit Sllupçan dhe Pikës Kufitare të Bellanocës.
Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë “Honda” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga R.A. (20) nga fshati Sllupçan, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.M. (46) nga fshati Likovë, dhe një automjet “Skoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.R. (40) nga fshati Sllupçan.
Motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Kumanovë. Një ekip hetimor nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë kreu inspektimin në vendin e ngjarjes.