Sekuestrohen katër armë zjarri në Breznicë të Obiliqit

Sekuestrohen katër armë zjarri në Breznicë të Obiliqit

Kronika September 19, 2024 - 10:09

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në fshatin Breznicë të Obiliqit, pas kontrollit në shtëpinë e një 61-vjeçari.

“Pas marrjes së informatave në rrugë operative, njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, të mbështetura nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

- Një armë të gjatë M-48

- Dy armë ajrore

- Një armë artizanale etj.”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar E.K., 61 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e Shtetit dhe është hapur rast për veprën: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

Image

Image

Image