Në pranga gjakovarja që rrahu nipat e saj

Në pranga gjakovarja që rrahu nipat e saj

Kronika September 19, 2024 - 08:37

Një femër është arrestuar të mërkurën në Gjakovë për dhunë në familje.

Ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht nipat e saj, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi i kishte sulmuar fizikisht nipat e saj. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri