Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë
Kronika
September 18, 2024 - 08:36
Një grua është gjetur e vdekur të martën në banesën e saj në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi është dërguar në IML për obduksion, transmeton Zeri.info.
“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri