Intervistohet një dëshmitar për zjarrvënien në shtëpinë e ndërtuar nga qeveria në veri
Kronika
September 17, 2024 - 22:54
Është intervistuar një dëshmitar zjarrvënie në njërën nga shtëpitë e ndërtuara në veri, konkretisht në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se pas intervistimit, dëshmitari është liruar.
“Është intervistuar si dëshmitar dhe pas intervistimit është liruar”, është shprehur tutje Elshani.