Shtatë fajdexhinjve në Gjakovë u ngrihet aktakuzë për 13 vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër shtatë personave, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer disa vepra penale
Për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së.
Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par 1 të KPPK-së.
Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenet 33 dhe 77 të KPRK-së.
Ndërsa, konform ligjit, gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm: Dymbëdhjetë vetura, tri moto çikleta, 4 armë të llojeve të ndryshme, para, etj.
“Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri