Zyrtarit të Komunës së Zveçanit i shkruajnë mbishkrime kërcënuese në veturë
Kronika
September 17, 2024 - 09:39
Një zyrtar i Kuvendit Komunal të Zveçanit ka raportuar në Polici një kërcënim.
Ai ka raportuar se në veturën e tij është shkruar një mbishkrim kërcënues, transmeton Zeri.info.
“Rr. ‘Brigada 141’, Mitrovicë, 16.09.2024 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan, ka raportuar se në veturën e tij, person-a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri