Arrestohet e dyshuara që shantazhonte një mashkull me disa foto të tij

Arrestohet e dyshuara që shantazhonte një mashkull me disa foto të tij

Kronika September 17, 2024 - 09:21

Një femër është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për shantazh.

Sipas Policisë, ajo që nga muaji prill po shantazhonte një mashkull se do t’ia publikonte disa foto, duke përfituar shuma të mëdha parash, transmeton Zeri.info.

“Rr. ‘UÇK’, Prishtinë, 04.04.2024 – 20:00. Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘t’ia publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri