Dy persona ua vënë flakën dy veturave në një autosallon në Çagllavicë
Foto:Ilustrim

Dy persona ua vënë flakën dy veturave në një autosallon në Çagllavicë

Kronika September 17, 2024 - 08:30

Një rast i zjarrvënies është regjistruar të hënën pak para mesnate në fshatin Çagllavicë të Prishtinës.

Dy vetura janë djegur në një autosallon, që gjendet në rrugën Prishtinë – Ferizaj. Policia ka bërë të ditur se pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e autosallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë - Ferizaj në Çagllavicë, nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur, të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri