Gjendet pa shenja jete një femër në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një femër në Ferizaj

Kronika September 17, 2024 - 08:25

Një femër të hënën është gjetur pa shenja jete në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Sipas Policisë, viktima, e cila është shtetase e Maqedonisë së Veriut, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, transmeton Zeri.info.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri