Dështon seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
Kronika
September 16, 2024 - 17:39
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca të mbahet seanca e parë në gjykimin ndaj Momir Pantiq, dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime të luftës në Kosovë.
Siç raportojnë mediat, seanca është anuluar me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se Prokuroria nuk ua ka ofruar as aktakuzën e as provat të pandehurve.
Për këtë arsyes trupi gjykues ka konsideruar që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës fillestare.
Prokuroria Speciale e Kosovës ata i ngarkon me krime lufte, konkretisht vrasje, torturë, trajtim ç’njerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut. /KlanKosova.tv