Motoçiklisti që u godit nga vetura në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Motoçiklisti që u godit nga vetura në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Kronika September 16, 2024 - 17:19

Motoçiklisti që u godit nga vetura sot në Prishtinë është lënduar.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një  motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar  një person (motoçiklisti)”.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.