Ishte raportuar i zhdukur, gjendet i vdekur një burrë në Vuçë të Leposaviqit

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet i vdekur një burrë në Vuçë të Leposaviqit

Kronika September 16, 2024 - 12:22

Është gjetur i vdekur një person në ditën e pestë të kërkimit në fshatin Vuçë të Leposaviqit.

Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ku thuhet se gjetja e fshatarit është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët e të ndjerit.

“Është gjetur trupi i pajetë në ditën e 5-të të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët”, thuhet në postimin e tyre të plotë.