Policia shpall në kërkim dy persona për vjedhje në Prishtinë
Foto: Policia e Kosovës

Policia shpall në kërkim dy persona për vjedhje në Prishtinë

Kronika September 16, 2024 - 10:56

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, të dyshuarit që shihni në fotografi po kërkohen për përfshirje në një rast të vjedhjes që ka ndodhur më 19 korrik të këtij viti në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.  Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.