Një person e dorëzon në Polici armën që e kishte përdorur familjari i tij nga 30 gushti
Kronika
September 16, 2024 - 10:02
Një person ka dorëzuar armën e familjarit të tij, të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari më 30 gusht dhe e kishte fshehur.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 30.08.2024, ndërsa rasti është paraqitur gjatë ditës së djeshme, raporton Zeri.info.
“Pejë / 30.08.2024. Më datë 15.09.2024 anëtari i familjes së të dyshuarit kosovar ka dorëzuar një armë zjarri - pistoletë me një karikator, të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari më datën e cekur dhe të njëjtën e kishte fshehur, e pastaj ishte larguar nga Kosova. I dyshuari ka konfirmuar se do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet në Kosovë. Rasti në proces hetimi", thuhet një njoftimin e Policisë. /Zëri