Një person goditet nga vetura sapo del nga kafeneja në Istog

Një person goditet nga vetura sapo del nga kafeneja në Istog

Kronika September 15, 2024 - 21:00

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Istog.

Siç raporton Indeksonline, një person u godit nga një veturë porsa doli nga lokali ku po pinte kafe.

Nga pamjet shihet se si personat e tjerë, klientë të lokalit vrapojnë menjëherë tek viktima për t’i ndihmuar.

Aty shihet se burri në fjalë (viktima), çohet sërish në këmbë.

Pamjet mund t’i gjeni Këtu.