Vetura ra në gropën e punimeve, Kojçiqi: Nuk ka të lënduar, i kemi marrë të gjitha masat e sigurisë

Vetura ra në gropën e punimeve, Kojçiqi: Nuk ka të lënduar, i kemi marrë të gjitha masat e sigurisë

Kronika September 15, 2024 - 16:47

Një veturë ka rënë sot në gropën ku po zhvillohen punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Komuna e Fushë Kosovës.

Drejtori i Infrastrukturës Bardhyl Kojçiqi, tha për Klankosova.tv se nga rast nuk ka ndonjë të lënduar.

Ai theksoi janë marrë të gjitha masat e sigurisë aty.

“Aty janë duke u zhvilluar punime, për rregullimin e asaj rruge. Ashtu si më kanë informuar, për fat të mirë të lënduar nuk ka, veç me dëme materiale. Ne i kemi masat e nevojshme, i kemi vendosur shiritat e disa shenja që tregojnë se aty po punohet. Ne i lusim qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në atë rrugë”, deklaroi Kojçiqi.

“Urojmë që raste të tilla të mos na përsëriten sikur ky i sotmi”, tha ai.

Vetura e cila u aksidentua u largua më pas nga vendi i ngjarjes./Klankosova.tv