Dyshohet se në stacionin e policisë në Prishtinë, u sulmua një zyrtar policor
Kronika
September 15, 2024 - 15:21
Një zyrtar policor dyshohet se është sulmuar në orët e para të mëngjesit në stacionin policor Jugu në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Bazuar në informacionet e Sinjalit, polici është goditur nga i dyshuari pasi ky i fundit ishte shoqëruar në stacion lidhur me një rast në të cilin ishte përfshirë.
Në shenjë revolte, personi i dyshuar e ka goditur me kokë në fytyrë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime, për çka mori dhe trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit thonë se kolegët e viktimës, zyrtarët policorë të tjerë brenda stacionit, kanë intervenuar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
I dyshuari thuhet se nuk është deklaruar para hetuesve policorë, duke u mbrojtur në heshtje.