Gardhi mes banesave, shkaku i rrahjes mes dy vëllezërve në Tiranë

Gardhi mes banesave, shkaku i rrahjes mes dy vëllezërve në Tiranë

Kronika September 15, 2024 - 13:26

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Vëllezërit S. K., 49 vjeç, dhe K. K., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, për shkak të një mosmarrëveshjeje që kanë për një gardh mes dy banesave të tyre, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin.

Ata u arrestuan nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e policisë në kryeqytet. /tch