Prangosen dy persona në Gjakovë, rrahën dy të tjerë
foto: Ilustrim

Prangosen dy persona në Gjakovë, rrahën dy të tjerë

Kronika September 15, 2024 - 09:48

Dy persona në Gjakovë janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi më 12 shtator i kishin sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 12.09.2024, rreth orës12:20 në Gjakovë, raporton Zeri.info.

"Gjakovë  12.09.2024-12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar si dhe njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër", thuhet në njoftimin e PK-së,

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve  janë gjetur dhe sekuestruar; tri pistoleta, shtatë fishekë të cal.9x19, një pushkë ajrore, një karikatorë dhe një gëzhojë.

"Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri