Sekuestrohen armë dhe arrestohen disa të dyshuar në Prizren, Gjakovë e Skenderaj
Foto: Laura Hasani

Sekuestrohen armë dhe arrestohen disa të dyshuar në Prizren, Gjakovë e Skenderaj

Kronika September 15, 2024 - 08:41

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar disa persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, pas disa operacioneve në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se në Prizren, dy persona u arrestuan pas një bastisjeje të kryer nga njësia policore. “Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë,” thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Krushë e vogël, Prizren 14.09.2024-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjakovë 12.09.2024-12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar si dhe njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar; tri pistoleta, shtatë fishekë të cal.9x19, një pushkë ajrore, një karikatorë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Skenderaj 14.09.2024-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar; dy pushkë gjuetie dhe dy revole. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.