Arrestohet gjilanasi pasi ushtroi dhunë në familje
foto: Ilustrim

Arrestohet gjilanasi pasi ushtroi dhunë në familje

Kronika September 15, 2024 - 08:33

Një person është arrestuar në Gjilan pas raportimeve se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj një gruaje kosovare.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 12.09.2024 rreth orës 00:00 në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Gjilan 12.09.2024-00:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9x19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri