Podujevë: Policia arreston një person për armëmbajtje pa leje
Foto: Laura Hasani

Podujevë: Policia arreston një person për armëmbajtje pa leje

Kronika September 15, 2024 - 08:29

Policia në Podujevë ka arrestuar një person pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:42 në rrugën “ Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.09.2024-19:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri