Arrestohet një burrë në Klinë, rrahu nënën dhe motrën e tij

Arrestohet një burrë në Klinë, rrahu nënën dhe motrën e tij

Kronika September 14, 2024 - 10:42

Një burrë në Klinë është arrestuar të premten për dhunë në familje.

Sipas Policisë, ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri