Gjakovë: Një fëmijë dyshohet se u kequshqye dhe u keqtrajtua fizikisht
Kronika
September 14, 2024 - 09:35
Dje është iniciuar një rast i keqtrajtimit të fëmijës, pasi që ne Spitalin e Gjakovës, gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht.
Policia ka bërë të ditur se në këtë rast, është njoftuar Qendra për Pune Sociale.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Zëri