Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se pas kontrollit në shtëpinë dhe disa objekte të të dyshuarit janë konfiskuar disa revole dhe fishekë.
“Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan në vazhdën e hetimit të një rasti tjetër kanë arritur deri tek informacioni se i dyshuari B.B. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin e Vitisë është në posedim të armëve ilegale”.
“Në lidhje me këtë është njoftuar Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të cilët kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore duke realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kontrolle e realizuar me leje të Prokurorit të Shtetit”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar:
Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T,
Gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T,
Një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm,
Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm,
Tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm,
Një (1) fishek i kalibrit 9mm.