Policia e shpall në kërkim një grua, kërkon informacione nga qytetarët për të
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një grua.
Policia në Prishtinë e ka publikuar fotografinë e gruas, ndërsa i ka bërë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës, ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Person i shpallur në kërkim
Prishtinë, 13 korrik 2024 - Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor “Qendra” në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e së dyshuarës së shpallur në kërkim.
I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës, ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android app: Lajmero Policine
Tel: 192.