Hapet valixhja e dyshimtë te Komuna e Mitrovicës, brenda kishte rroba [video]
Kronika
September 13, 2024 - 10:21
Njësia e çminimit e Policisë së Kosovës ka hapur valixhen e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës.
Brenda saj rezultoi të kishte vetëm rroba.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha se pas kontrollit të detajuar dhe pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.
“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Zaiti.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky aksion i Policisë: