Miliona dinarë dhe mijëra euro e dollarë u konfiskuan dje nga institucionet ilegale në Leposaviq
Policia e Kosovës të enjten, me urdhër të Gjykatës, ka bastisur disa institucione financiare që veprojnë ilegalisht në Leposaviq.
Policia sot ka bërë të ditur se nga kjo bastisje janë sekuestruar; 5.772 313.00 dinarë serbë, 57.626.00 - dollarë amerikanë, 10.835.00 euro, 2.790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë, transmeton Zeri.info.
“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5.772 313.00- dinarë serbë, 57.626.00 dollarë amerikanë, 10.835.00 euro, 2.790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri