Lipjan, arrestohet personi që tentoi t’i detyronte disa punëtorë ta ndërpresin punën

Lipjan, arrestohet personi që tentoi t’i detyronte disa punëtorë ta ndërpresin punën

Kronika September 13, 2024 - 09:10

Një person është arrestuar të enjten në fshatin Shalë të Lipjanit.

Sipas Policisë, ai është arrestuar nën dyshimin se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar t’i detyrojë disa punëtorë ta ndërpresin punën.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri