Dyshohet se u rrëzua nga shkallët, vdes një person në Spitalin e Prizrenit
Kronika
September 13, 2024 - 09:04
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë, që ka ndodhur dje në Prizren.
Dyshohet se viktima mashkull ishte rrëzuar nga shkallët, ndërsa si pasojë e lëndimeve ka vdekur në Emergjencën e Spitalit në Prizren, transmeton Zeri.info.
“Prizren / 12.09.2024 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, për shkak se kishte pësuar lëndime, pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti në procedurë hetimore. /Zëri