Vdes zyrtari policor në moshën 52-vjeçare

Vdes zyrtari policor në moshën 52-vjeçare

Kronika September 13, 2024 - 08:53

Ka vdekur një zyrtar policor i Kosovës.

Bëhet fjalë për zyrtarin policor Ahmet Rrahmani, nga fshati Shupkovc i Mitrovicës. Rrahmani vdiq në moshën 52-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët.

Ata thonë se Rrahmani ka shërbyer në Policinë e Kosovës për më shumë se 20 vjet.