Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person në gjendje kritike – dërgohet në QKUK
Foto: Laura Hasani

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person në gjendje kritike – dërgohet në QKUK

Kronika September 12, 2024 - 23:59

Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura.

Siç mësohet një person ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të rëndë, i cili është dërguar për trajtim në QKUK.

Ende nuk dihet se a ka persona të tjerë të lënduar.

Ndërkaq, klankosova ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje më të hollësishme.