Arrestohet 54-vjeçari në Vorë të Shqipërisë, goditi me sende të forta një mjek
Kronika
September 12, 2024 - 18:55
Është arrestuar një person në Vorë të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë mjekun në një qendër shëndetësore.
Policia ka thënë se dyshohet që mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja.
“Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës një raport mjekësor për bashkëshorten e tij”.
“Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, 54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë. 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.