“Çmendet” shoferi i një furgoni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, rrezikon trafikun
Kronika
September 12, 2024 - 17:20
Një furgon me ngjyrë të bardhë ka rrezikuar trafikun gjatë ngasjes së tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Pamjet shqetësuese që shihni më poshtë janë dërguar nga një lexuese e klankosova, ku sipas të cilës shoferi në fjalë ka manovruar gjatë gjithë kohës në timon duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë.
Në një moment, furgoni gati sa nuk përplaset më një veturë në lëvizje.
Mësohet se rasti ka ndodhur të hënën dhe është lajmëruar edhe në policinë e Kosovës.