Krimet Ekonomike bastisin zyrat e Bankës së Serbisë në Leposaviq
Kronika
September 12, 2024 - 15:32
Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë, Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovë janë duke kryer bastisje në Leposaviq, raporton Zeri.info.
Bastisjet po kryhen në lokalet e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, raporton Zeri.info.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë, bastisen lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash, që ka pasur të bëjë me bankat më herët”, tha Elshani. /Zëri