Policia e Kosovës shkatërron sot armët e konfiskuara
Kronika
September 12, 2024 - 08:12
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit.
Bëhet e ditur se pjesëmarrës aty do të jenë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe partnerë ndërkombëtarë dhe se organizimi nis në orën 9:00, në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.