Lirohet nga spitali dhe dërgohet në burg njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët
Foto: Laura Hasani

Lirohet nga spitali dhe dërgohet në burg njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët

Kronika September 11, 2024 - 22:53

Njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët u lirua të hënë nga spitali.

I njëjti u dërgua në Burgun e Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

“Është liruar pardje dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit”, tha ai.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për V.A, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë rast.

Përplasja e dy familjeve ndodhi në mbrëmjen e 1 shtatorit, ku kryeqyteti u trondit nga shkrepja e armëve të zjarrit.

Një person vdiq, derisa pesë të tjerë u plagosën.

Ndaj pesë të plagosurve, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nxjerrë aktvendimin për masën e paraburgimit prej 30 ditë.