Vetëlëndohet me thikë një person në Prishtinë
Foto:Laura Hasani

Vetëlëndohet me thikë një person në Prishtinë

Kronika September 11, 2024 - 20:00

Një person është vetëlënduar me thikë sot në Prishtinë.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë mjeku kujdestar Sami Bajçinca.

“Si duket është një vetëlëndim me thikë. Pacienti ka plagë në qafë. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Bajçinca.

“Ai është sjell në QKUK nën përcjelljen e policisë dhe aktualisht ka refuzuar të marrë trajtimin mjekësor”, tha ai.

Klankosova.tv merr vesh se personi në fjalë ka edhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjatë ditës Klankosova.tv ka raportuar se në rrugën “Ismail Dumoshi” ka ndodhur një therje me thikë.